Politika 13 April 2025, 16:09 Nga VNA

Rama:Kemi ministra e kryebashkiakë në burg, por kjo është drejtësia që krijuam vetë

Ndaje në Whatsapp
Rama:Kemi ministra e kryebashkiakë në burg, por kjo është

Gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë në Milano, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për përfshirjen e disa zyrtarëve të Partisë Socialiste në procese penale. Ai pranoi se ka pasur ministra dhe kryetarë bashkish që janë përballur me drejtësinë, por theksoi se kjo është rezultat i sistemit që vetë mazhoranca ka ngritur.

“Po, i keni dëgjuar këta që thonë: ‘Si guxojnë të kërkojnë votën kur e kanë gjysmën e qeverisë në burg?’ Por e vërteta është krejt ndryshe. Ne kemi pasur mbi 60 ministra dhe qindra kryetarë bashkie e komune. Nëse disa prej tyre janë gjetur me probleme me drejtësinë që ne e krijuam me vullnetin tonë të lirë, nuk do të thotë që të ulim kokën. Përkundrazi, duhet të jemi më krenarë se asnjëherë tjetër,” tha Rama.

Ai theksoi se opozita nuk ka pasur asnjëherë vullnet për të ndërtuar një drejtësi të pavarur, duke e akuzuar për pengesa sistematike dhe përpjekje për të mbajtur kontroll mbi sistemin.

“Këta janë këneta që nuk e kanë lënë drejtësinë të flasë kurrë. Janë ata që kanë marrë edhe jetë njerëzish të pafajshëm. Sot duan të kthehen sërish, sepse bufi kërkon të rikthejë Shqipërinë në gropën e tij, vetëm për hallin e tij personal,” deklaroi kryeministri.

Në vijim të fjalimit, Rama u shpreh se më 12 maj, opozita do të dalë humbëse dhe ironizoi kundërshtarët politikë duke thënë: “Vetëm ne mund ta mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit dhe mushkonjave që përbetohen se do ta shkrijnë SPAK-un. Në 12 maj ata thjesht dhe vetëm do të prezantohen me Noc Rrokun.”

Ai i bëri thirrje shqiptarëve që të mos ndikohen nga ndasitë partiake, por të bashkohen në mbështetje të Partisë Socialiste për ta çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në fund të fjalës, Rama u surprizua nga legjenda e Juventusit, Alessio Tacchinardi, i cili i dhuroi një fanellë me numrin 5, duke i uruar fat si tifoz i zjarrtë i klubit italian.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme