Politika 14 April 2025, 14:14 Nga VNA

Bandat në zgjedhje/ Berisha: Suel Çela kërkon vota për Sara Milen. Safet Bajri u zhvendos në Reç, sepse përgjohej në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Bandat në zgjedhje/ Berisha: Suel Çela kërkon vota për

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë me gazetarët akuzoi, sipas tij aktivizimin e bandave nga kryeministrin Edi Rama për zgjedhjet e 11 Majit. Berisha tha se me urdhër të Ramës bandat e Durrësit dhe Elbasanit për të mbështetur kandidatë për deputetë. Berisha tha se "Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Edi Ramës për të zgjedhur deputete një Mile, Mile. Sara Mile dhe se Edi Rama i thotë Suelit që kontributi yt do të matet me votat që merr Sara". Teksa në Durrës, sipas kreut të selisë blu, Gysi me Pojën, ky Poja qenka nipi i Xhevdet Troplinit, paska marrë fuqinë e klanit me Gjushin" dhe se "Gjushi ditë e natë, urithi i Durrësit dhe krimit nuk rri në shtëpi, rri në takime me malavitën për të nxjerrë këtë e atë kandidat". Për këtë Berisha paralajmëron dënim maksimal dhe  se dhe ti mbledhin me krimet tjera që nuk u dalin dy jetë në burg. "Mirë” i them nipit të Troplinëve, Daci a si e ka mbiemrin, ia gjej un atij, “vazhdo po deshe bashkë me Altin Hajrin”, por ju garantoj se do të keni ndëshkimet më të rënda se krimi elektoral do të shpallet krim me 20 vite dënim"-tha kreu i selisë blu. Në fjalën e tij ai akuzoi edhe transmetimin e Safet Bajrit drejt burgut të Reçit. Ku sipas Berishës i transferua me urdhër të Manjës sepse  përgjigjej tek burgu 313 në Tiranë. "Po Bajri, e transferoi Ulsi në Reç, se kërkoi Safet ‘unë nuk i kam duart e lidhura tek 313 se këtu regjistrohet e bëhet çdo gjë, më çoni në Reç që të punoj’. Po Bajri, e transferoi Ulsi në Reç, se kërkoi Safet ‘unë nuk i kam duart e lidhura tek 313 se këtu regjistrohet e bëhet çdo gjë, më çoni në Reç që të punoj’"-akuzoi kreu i selisë blu.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme