Politika 14 April 2025, 13:58 Nga VNA

Veliaj mburret me Piramidën si qendër teknologjike ( në fakt duhej hetuar si u tjetërsua me lokale)

Ndaje në Whatsapp
Veliaj mburret me Piramidën si qendër teknologjike ( në fakt

Erion Veliaj nga qelia e Durrësit vijon të shkruajë statuse në Facebook. Kësaj rradhe shkruan për Piramidën e Tiranës, ku mburret se nga gërmadhë u ktheu në qendër teknologjike. "Gati dy vjet më parë çelëm dyert e Piramidës së Tiranës, dikur një relike e vjetër e së shkuarës, e cila nuk shërbente për asgjë përveçse qëndronte si një gërmadhë në mes të qytetit, sot e transformuar në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan, por edhe në pikën më të vizituar nga turistët që vijnë në Shqipëri"-shkruan  Veliaj. Në vijim ai shkruan se kjo qendër iu kthye, sipas tij, kurse falas që fëmijët të mësojnë si të kodojnë, robotikë, VR, bëjnë art e multimedia, por edhe argëtohen me teknologjitë më të fundit digjitale. Por teksa Veliaj mburret me të, Piramida është e  mbushur anekënd me lokale, bare dhe kafe. Deri tani Bashkia Tiranë nuk ka publikuar asnjë statistikë apo të dhënë mbi numrin e fëmijëve në kurset apo trajnimet e kësaj qendre.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme