Politika 14 April 2025, 09:14 Nga VNA

“Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri – Kritika të forta ndaj kampit të Gjadrit

Ndaje në Whatsapp
“Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në

Gazeta gjermane Der Standard ka publikuar një reportazh kritik për transferimin e emigrantëve nga Italia në Shqipëri, duke e cilësuar veprimin e qeverisë italiane si një përpjekje të re për të “shpërngulur kriminelë” në kampe të dëbimit jashtë territorit italian. “Në vend të refugjatëve që mbërrijnë me varka, Roma tani ka dërguar edhe emigrantë kriminelë”, shkruan gazeta.

Sipas reportazhit nga Roma, të realizuar nga gazetari Dominik Straub, shumica e emigrantëve nuk ishin të vetëdijshëm për çfarë po ndodhte. Ata u zgjuan gjatë natës, u vendosën në pranga dhe u transportuan me autobusë drejt portit të Brindisit, ku më pas u nisën drejt Shqipërisë me anijen e marinës italiane “Libra”.

Emigrantët u vendosën në kampin e dëbimit në Gjadër, rreth 20 kilometra nga Shëngjini. Sipas burimeve italiane, ata vinin nga vende si Maroku, Tunizia, Algjeria, Nigeria, Egjipti, Pakistani, Bangladeshi, Gjeorgjia dhe Moldavia. Disa prej tyre kishin kryer vepra penale – përfshirë vepra seksuale, vrasje në tentativë dhe vjedhje – ndërsa të tjerë ishin emigrantë pa leje qëndrimi dhe me urdhër dëbimi nga Italia.

Kamp jashtë Italisë për 1 miliard euro

Kjo është përpjekja e katërt e qeverisë së djathtë të Giorgia Melonit për të funksionalizuar kampet e dëbimit në Shqipëri, të ngritura përmes një marrëveshjeje me qeverinë shqiptare në vjeshtën e vitit 2024. Deri tani, tre përpjekjet e mëparshme janë bllokuar nga gjykatat italiane.

Kostoja për taksapaguesit italianë ka arritur në rreth 1 miliard euro, ndërsa qendrat, fillimisht të menduara për refugjatë të ardhur me varka që nuk do të hynin asnjëherë në territorin italian, tani po përdoren për persona që kanë qëndruar brenda Italisë.

Kontestime ligjore dhe shqetësime për të drejtat e njeriut

Me një dekret të qeverisë italiane të datës 28 mars, është mundësuar ky ndryshim i përdorimit të kampeve. Ende nuk është e qartë nëse ky ndryshim është dakordësuar me autoritetet shqiptare dhe nëse do t’i rezistojë shqyrtimit nga drejtësia italiane.

Deputetë të opozitës në Itali kanë reaguar ashpër. Cecilia Strada nga Partia Socialdemokrate ka kritikuar faktin se të deportuarit u vunë në pranga dhe nuk kanë pasur qasje te avokatët. Ndërkohë, janë raportuar edhe tre raste vetëlëndimi në kamp, si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike të të internuarve.

Deputeti Alessandro Zan e ka quajtur këtë politikë një “dështim të modelit shqiptar” dhe i ka bërë thirrje kryeministres Meloni të “ndalojë së kopjuari mikun e saj Donald Trump”.

Nga pala shqiptare nuk ka pasur ende një reagim zyrtar mbi ndryshimin e destinacionit të kampit dhe përdorimin e tij për persona me të kaluar kriminale.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme