Politika 14 April 2025, 20:33 Nga VNA

Berisha i përgjigjet sulmeve të Ramës për La Civita: Të ka lënë pa gjum. Kreativiteti i fushatës së PD mbështetet nga Walt Disney

Ndaje në Whatsapp
Berisha i përgjigjet sulmeve të Ramës për La Civita: Të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit, iu përgjigj sulmeve të kryeministrit ndaj strategut të fushatës së tij, La Civita. Berisha tha se Rama ka dy ditë që nuk fle, por i vendos nofka, siç e quan ai gjigantit, gjeniut, bashkëgjeniut të rikthimit më të madh në histori të Berishës.

“Edi Rama, je i pashpresë. E di ti se e bitise siç e meriton. Ka dy ditë dhe net që nuk fle dhe merret duke i vënë nofka të ndryshme gjigantit, gjeniut, bashkëgjeniut të rikthimit më të madh në histori, Chris LaCivitas. Arkitektit të rikthimit të Sali Berishës dhe opozitës shqiptare në pushtet” – tha Berisha.

Madje, kreu i PD njoftoi se departamenti i kreativitetit në fushatën e PD mbështetet nga Walt Disney, (kompania e famshme që prodhon filma të animuar kryesisht për fëmijë). Sipas tij, mbështetja e saj do të bëjë pluhur mashtrimet e Ramës.

“Edi, prit se do marrësh vesh prapë se kush përfaqëson tani anën kreative. Kur të marrësh vesh se Wolt Disney është në mbështetjen tuaj, bëhen pluhur të gjitha mashtrimet e tij” – u shpreh Berisha.

Kryedemokrati më tej u bëri thirrje edhe krerëve të bandave në Durrës të mos kërcënojnë qytetarët dhe të mos prekin votën, pasi do të ketë dënime të rënda për ta.

“I them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve, për çdo votë do të keni 1 vit më shumë dënim, mos prekni votën e shqiptarëve. Ushtarë të të keqes së Edi Ramës guxoni dhe kërcënoni qytetarët. Këtu në Durrës, Gjushi me fustan dhe Poja çdo natë mblidhen si hiena për të bërë plane për të vjedhur votat e qytetarëve të Durrësit. Nuk do të ketë dënime më të rënda Shqipëri se për vjedhjen e votave”, tha Berisha.

 

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme