Politika 14 April 2025, 19:45 Nga VNA

Bylykbashi sulmon SPAK-un nga Durrësi: Nuk bën asnjë lëvizje për aferën e Eco Park-ut

Ndaje në Whatsapp
Bylykbashi sulmon SPAK-un nga Durrësi: Nuk bën asnjë lëvizje

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka sulmuar SPAK-un gjatë takimit ku u prezantuan kadidatët për deputetë të qarkut Durrës.

Duke folur për Eko Parkun e këtij qyteti, Bylykbashi tha se PD ka bërë denoncime për këtë aferë, por që Prokuroria e Posaçme nuk ka bërë asnjë lëvizje.

“SPAK këtë aferë skandaloze që kushtoi 19 milionë euro, por që ka bërë vetëm 6 milionë për ta ndërtuar dhe 13 i kanë futur në xhepat e tyre. Ne kemi denoncuar, por SPAK-u nuk ka lëvizur ende. Sot ka dalë prova tjetër se si Edi Rama është i përfshirë drejtpërdrejtë në këtë aferë korruptiove” -  tha Bylykbashi.

Ndonëse dosja ndodhet në SPAK për t’u hetuar, thirrjet e Bylykbashit për të nxituar, më shumë duken si arsye për të goditur Prokurorinë se Posaçme. Madje është në sunkron me deklaratat e kryetarit të tij, i cili ditën e sotme iu rikthye sulmeve ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme