Politika 14 April 2025, 18:51 Nga VNA

Dy kandidatë të PSD-së në Lezhë tërhiqen nga gara zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
Dy kandidatë të PSD-së në Lezhë tërhiqen nga gara

Dy kandidatë për deputetë të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Lezhës, Leonard Trokthi dhe Etmond Stojani, kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre nga kandidimi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Të dy emrat, pjesë e listës së hapur të PSD-së, e cila drejtohet nga Tom Doshi, kanë paraqitur zyrtarisht kërkesat për tërheqje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në dokumentin e dorëzuar nga secili prej tyre theksohet: “Për shkak të pamundësisë aktuale për t’u angazhuar në fushatë zgjedhore, paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi.”

Trokthi dhe Stojani ishin ndër shtatë kandidatët e listës së PSD-së në Lezhë. Megjithëse kanë dhënë dorëheqjen, emrat e tyre do të vijojnë të mbeten në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit, sipas rregullave në fuqi të administrimit zgjedhor.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme