Politika 15 April 2025, 08:28 Nga VNA

LaCivita: Jam individ privat, nuk flas në emër të qeverisë së SHBA

Ndaje në Whatsapp
LaCivita: Jam individ privat, nuk flas në emër të qeverisë

Këshilltari amerikan i fushatës së Sali Berishës, Chris LaCivita, ka deklaruar në një intervistë për emisionin “Opinion” se ai nuk përfaqëson qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe nuk mund të komentojë vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit.

I pyetur lidhur me shpalljen “non grata” të Berishës nga DASH dhe nëse ai e konsideron këtë vendim si të marrë nga një administratë e korruptuar, LaCivita tha:

“Nuk flas në emrin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, nuk mund të flas në emër të Departamentit të Shtetit. Jam këtu për t’u siguruar që konservatorët dhe Partia Demokratike do të kenë mundësinë të sfidojnë 12 vitet e dështimit të Edi Ramës. Këto gjëra do të zgjidhen me kalimin e kohës.”

Deklarata e tij vjen në një moment kur opozita shqiptare është në përpjekje për të mobilizuar mbështetësit e saj me idenë se statusi “non grata” i Berishës mund të rishqyrtohet. Megjithatë, LaCivita e bëri të qartë se fokusi i tij është fushata politike dhe jo çështjet diplomatike.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme