Politika 14 April 2025, 23:22 Nga VNA

"A i druheni një dënimi me burg?"/ Monika Kryemadhi: Burgu i Pogradecit, më i bukur se burgu jashtë...

Ndaje në Whatsapp
"A i druheni një dënimi me burg?"/ Monika Kryemadhi: Burgu i

Monika Kryemadhi, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u ka kërkuar qytetarëve votën për Ilir Metën.

Kryemadhi u ndal edhe te problemet familjare që kanë patur pas hetimeve të SPAK. E pyetur nëse i druhet një dënimi me burg, Kryemadhi tha me ironi se burgu i Pogradecit është më i bukur se burgu ku po jeton jashtë...

Biseda në studio:

Ylli Rakipi: Si kanë ndikuar hetimet e SPAK te familja juaj? U diskutua shumë që po ju sekuestrojnë edhe banesën. Si ka qenë ky vit për ju?

Monika Kryemadhi: Për mua çështjet e SPAK janë zero në krahasim me ato të familjes. E gjithë çështja e stisur e SPAK u ndërtua nga Veliaj, nga familja e inceneratorëve, sepse normal që gjithë ajo që kemi një furtunë brenda PS vjen për shkak të denoncimit tim për inceneratorin e Tiranës. Veliaj nuk do të ma falte kurrë, por edhe Edi Rama, duke qenë i kujdesur duke lëvizur duart e veta nëpërmjet Veliajt. Veliaj ka patur ndikim të jashtëzakonshëm në SPAK, me deputetë brenda Kuvendit të Shqipërisë, duke filluar nga kryetarja e komisionit të ligjeve, që intimidon deshmitarin, apo edhe ndërhyrje të tjera, deri në banalitete duke paditur fëmijët dhe mamanë time. E vështirë ishte për fëmijët. Pati pasojat e veta. Kemi një familje që atë që kishim pasurinë më të madhe nuk e kemi më, por do ta mbaj të konsoliduar në aspektin e marrëdhënies së fëmijëve të mi me babain e tyre.

Ylli Rakipi: A i druheni një dënimi me burg? E keni imagjinuar ndonjëherë që mund të izoloheni edhe ju si Meta?

Monika Kryemadhi: A e keni parë burgun e Pogradecit sa i bukur është? E ke parë burgun jashtë, që duhet të qeshësh edhe kur të vjen të qash? U turrën a ka Monika prona në Angli dhe doli s'ka gjë, dolën të tjerë me prona në Angli. Monika kishte shtëpine e vet, që e kanë sekuestruar. Ka disa gjëra ,që për hir edhe të mediave, se e pamë se ç'thoshin përgjimet e Veliajt, se si jepen direktivat për të sulmuar. Ashiqare duken edhe portalet. Të bësh një analizë finananciare, me ca paguhen dhe si jetojnë, të ardhurat nuk mbulojnë dot energjinë elektrike. Por janë histori tjetër, ky është korrupsioni më i madh.

Enton Abilekaj: Ne kemi portal dhe nuk bëjmë këto.

Monika Kryemadhi: Po flas për portalet që janë të lidhur me inceneratorët.

 

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme