Politika 15 April 2025, 20:51 Nga VNA

Berisha në Vlorë, denoncon marrjen e ujit nga fshatrat për resortet por nuk përmend oligarkët përfitues

Ndaje në Whatsapp
Berisha në Vlorë, denoncon marrjen e ujit nga fshatrat për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në Vlorë ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij, Berisha foli për ujin që duan t’ua marrin fshatrave për t’i çuar në Dhërmi, por që nuk përmendi asnjë nga oligarkët e rësorteve që janë përfitues.

“Shihni cfarë bëjnë janë 36 fshatra në lumin e Vlorës dhe përreth dhe shkojnë ua marrin ujin, paralajmëroj Edi Ramën hiq dorë në mënyrë absolute sdo marrës asnjë litër ujë. Do të dërgosh ujë në Dhërmi, derdhen në det” – tha Berisha.

Kreu i PD hodhi akuza në drejtim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duke thënë se “mori 50 milionë euro me tunelin”. Ai gjithashtu tha se kur të kthehet në pushtet do të rikthejë qarkullimin në qafën e Llogarasë.

“A e dini ju që me tunelin Llogarasë ja mbylli sytë qafës më të bukur që ka Shqipëria, që hapet pamja më madhështore e detit, për të marrë 50-60 mln euro me Lubi Ballukun dhe tani ndërton rrugën për ti falimentuar të gjitha bizneset e parkut të Llogarasë. I garantoj ata se ajo do korrigjohet”, tha kryedemokrati.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme