Politika 15 April 2025, 13:19 Nga VNA

Kryemadhi: Meta u rrëmbye me urdhër te Yuri Kim, bëj fushatë për të, kam fëmijët dëshmitarë. Mercenarët i thonë bëj vota për PS

Ndaje në Whatsapp
Kryemadhi: Meta u rrëmbye me urdhër te Yuri Kim, bëj fushatë

Nga dyert e SPAK, Monika Kryemadhi deklaroi se është përfshirë në fushatën zgjedhore të 11 majit dhe kërkon vota për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, që garon nga burgu në listën e hapur të Partisë Demokratikë.

“Jam përfshirë në fushatë, për babain e fëmijëve të mi. Fëmijët janë me mua në çdo hap, në çdo takim. I kam marrë si dëshmitarë duke patur parasysh stafi i ngushtë i z.Meta me paturpësinë më të madhe thonë: “mos dëgjoni Monikën se kërkon vota për PS”. Kur në të vërtetë, paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit për të kërkuar vota, është një justifikim i tillë. Prandaj dhe nëpërmjet jush iu bëj thirrje të gjithë anëtarëve të PL-së, miqve të Ilir Metës, Monika Kryemadhit, kudo që janë të votojnë Ilir Metën. Vota të shkojë si votë morale. Se çfarë  thonë zyrtarët apo mercenarët që kanë uzupruar apo izoluar drejtimin e PL-së, t’i harrojnë dhe vetëm ecin përpara”, deklaroi deputetja e Partisë së Lirisë.

E pyetur se kush janë mercenarët, Kryemadhi u përgjigj: “Rrogtarët. Mjafton të hyni dhe shikoni  kush ka bordero të Partia e Lirisë, bordero që ne se kemi patur kurrë. Ata janë mercenarët”.

Sipas Kryemadhit, vendimi i ish-presidentit Ilir Meta për të garuar në listë të hapur tregon kthjelltësi politike nga ana e tij dhe do të çojë sa më shumë vota në kutitë e votimit të opozitës.

Deputetja e Partisë së Lirisë, sulmoi dhe ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, teksa theksoi se Ilir Meta u rrëmbye me urdhër të saj. “Këtu i burgosin njerëzit vetëm se janë në hetime dhe më pas bëjnë gjëra të tjera për t’i larguar nga politika. Rrëmbimi i Ilir Metës është bërë me urdhër të të një gruaje që nuk është askushi, me urdhër të Yuri Kim, e cila i premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë. Dhe Edi Ramës i dha një mundësi për të treguar se hakmarrjen e tij personale e kryen në mënyrë perfekte mbi sistemin e drejtësisë”.

Monika Kryemadhi komentoi dhe divorcin nga Ilir Meta pas gati 3 dekadash martesë. “Vazhdoj dhe them se kush e ka iniciuar divorcin le ta komandojë. Nuk ka pse të marr pjesë në seancë pajtimi kur dikush do ndërprerjen e marrëdhënieve me mua”, tha Kryemadhi, duke sqaruar se politika nuk është shkaku i ndarjes, sikurse pretendoi Meta në kërkesë-padinë dorëzuar në gjykatë.

“Ajo që s’të vret të bën më të fortë. Për të fituar gjithçka duhet të lëshosh gjithçka. Duke lëshuar çdo gjë nga e kaluara mund të fillosh diçka të re”, tha Kryemadhi, teksa foli për jetën pas divorcit.

Monika Kryemadhi dhe ish-presidenti Ilir Meta po hetohen nga SPAK për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme