Politika 16 April 2025, 19:20 Nga VNA

Kostoja e premtimeve elektorale llogaritet në dhjetëramiliardë euro, thonë ekspertët

Ndaje në Whatsapp
Kostoja e premtimeve elektorale llogaritet në dhjetëramiliardë

Një studim i kryer nga qendra Altax në Tiranë mbi premtimet e deklaruara të partive kryesore politike, sugjeron se Shqipërisë do t’i nevojiten dhjetëramiliarda euro, të cilat, dukshëm nuk kanë se ku të gjenden, për të realizuar premtimet për ulje taksash apo rritje pensionesh.

Shqipëria është njohur për udhëheqës politikë të premtimeve të pamundura, por kësaj here duket se gjërat janë ekzagjeruar në një nivel krejt tjetër me premtime nga të gjitha palët për politika ekonomike e fiskale të shumta, ndërsa dy partitë kryesore përballen me një krizë kredibiliteti të shkaktuar jo aq shumë nga mosrealizimi i premtimeve elektorale të shkuara se sa nga skandalet e njëpasnjëshme korruptive.

Sipas një vlerësimi të qendrës Altax, një qendër studimore në Tiranë, premtimet e partive kryesore si Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, apo partive të reja si Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë, kërkojnë disa dhjetëramiliardë euro që të mund të bëhen realitet përgjatë katër viteve të ardhshme.

Altax thotë në publikimin e saj “Indeksi i Fizibilitetit të Premtimeve Elektorale” se i ka gjurmuar deklaratat publike të politikanëve të ndryshëm dhe ka vlerësuar me ekspertët e saj koston potenciale të këtyre premtimeve, bazuar në të dhënat e njohura, si të dhëna demografike.

Vlerësimet e Partisë Socialiste për, fjala vjen, rritje pensionesh dhe rritje pagash, arsim e bujqësi, mundet të kushtojnë në total mes 33 dhe 35 miliardë eurove përgjatë katër viteve të ardhshme, ndërsa premtimet e aleancës “Shqipëria Madhështore” e drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, vlerësohet mes 22.5 dhe 29 miliardë euro përgjatë të njëjtës periudhë.

Vlerësimi i programit për Lëvizjen Bashkë është krahasimisht më pozitiv, me një kosto totale të realizimit të tij të vlerësuar mes 10 dhe 13 miliardë euro për katër vitet e ardhshme ose mes 2.5 dhe 3 miliardë euro në vit.

Vlerësimi i nevojave për zbatimin e programit të “Shqipëria Bëhet” është në masën 25 miliardë lekë për katër vitet e ardhshme.

Të gjitha premtimet, nga më të përmbajturat deri te më të ekzagjeruarat, bien në fakt ndesh me realitetin ekonomik të vendit, ku buxheti i shtetit është në masën 7.2 miliardë euro dhe premtimet e partive kryesore kërkojnë më shumë se sa kaq para vetëm për premtimet, pa marrë parasysh kostot aktuale buxhetore.

Për më shumë informacion mbi premtimet dhe fizibilitetin e tyre mund të klikoni: polifakt.al/BIRN/

 

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme