Politika 16 April 2025, 12:56 Nga VNA

Berisha: Turizmi nga "oligarkët" e Ramës, me hotele e kazino

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Turizmi nga "oligarkët" e Ramës, me hotele e kazino

Programi i ‘PD-ASHM’, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot bashkëbisedim me shoqatat e turizmit. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se me ardhjen e PD në qeveri, ai do të formalizojë industrinë e turizmit. “Kështu që ne kemi një shkallë informaliteti të jashtëzakonshëm. Formalizimi i turizmit është ndoshta një nga kushtet më themelore. Janë trefishi, katërfishi i shtretërve, janë apartamente krahasuar me hotelet, çka në shumë aspekte e vendos në pozita të vështira industrinë hoteliere. Ne nuk do përdorim dhe nuk kemi ndërmend të ndalojmë AirBnB, por formalizimi është një kusht i domosdoshëm në qoftë se ne duam ta shfrytëzojmë siç duhet këtë potencial madhor që kemi”, tha kreu i PD-së. Kreu demokrat Sali Berisha, duke folur për formalizimin e turizmit, ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se favorizon Pëllumb Gjokën dhe Luftar Hysën. Berisha tha se Gjokës, motelin ia kthyen hotel me 5 yje, ndërsa Luftar Hysës i kanë dhënë leje për kazino. Sipas tij, kjo e dëmton rëndë industrinë e turizmit. “Industria turistike përballet me vështirësi, nuk kanë mbështetje. Kanë mbështetje disa si Pëllumb Gjoka, që marrin leje për hotele… i kanë motele, ua shpallin me 5 yje, u japin edhe licenca kazinosh, atij me të Sinloas, Luftim Hysit. Me të ardhurat e Sinaloas ai e dëmton thellë industrinë turistike, nuk i ka të ardhurat nga puna e tij. Kjo e dëmton turizmin. Narko euro është një monedhë toksike e vërtetë për ekonominë shqiptare”, tha kreu i PD. Berisha u zotua se me ardhjen e tij në pushtet, do të formalizojë turizmin, duke e cilësuar si kusht të domosdoshëm nëse duam të shfrytëzojmë të gjithë potencialin që ka vendi ynë.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme