Politika 17 April 2025, 08:28 Nga VNA

Eurobarometri: PS kryeson në Tiranë me 47.4%, PD ndjek me 30.7%

Ndaje në Whatsapp
Eurobarometri: PS kryeson në Tiranë me 47.4%, PD ndjek me 30.7%

Eurobarometri ka publikuar matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës.

Sipas projeksionit:

• Partia Socialiste: Potencialisht 47.4% (+/- 2%) e votave, përkthyer në 19 mandate.

• Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD): Potencialisht 30.7% (+/- 2%) e votave, përkthyer në 12 mandate.

• Nisma – Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia: Secila mund të sigurojë 7.4% (+/- 1.5%) të votave, që përkthehet në 2-3 mandate për secilën, ose minimalisht 5 mandate së bashku.

• Lëvizja Bashkë: Potencialisht 4.1% (+/- 1%) e votave, që korrespondon me 1 mandat nga 37 mandate totale në Qarkun e Tiranës.

Në këto matje janë intervistuar ballë për ballë 1000 qytetarë, të shpërndarë sipas popullsisë në pesë bashkitë përbërëse të qarkut.

Të dhënat janë mbledhur nga data 22 mars deri më 3 prill 2025. Bazuar në rezultatet e kësaj matjeje, përfshirë prirjen e votës dhe treguesit e tjerë, janë përllogaritur projeksionet e mundshme për zgjedhjet e 11 majit në qarkun më të madh të vendit.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme