Politika 16 April 2025, 21:05 Nga VNA

Berisha “harron” që Enver Hoxha i sekuestroi vilën Qemal Biçakçiut: Shtëpinë e ndërtoi por nuk e regjistroi në emrin e tij

Ndaje në Whatsapp
Berisha “harron” që Enver Hoxha i sekuestroi vilën Qemal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në njësinë 5 në Tiranë, bëri një krahasim paksa të çuditshëm, pasi sipas tij, diktatori enver Hoxha ndërtoi një vilë modeste me 2000 metra katror obor por që nuk e regjistroi në emrin e tij, ndërsa Edi Rama ka ndërtuar Saraje.

“Ne kemi patur fat të kemi diktatorin më të egër të Europës dhe Europa e quajti atë Hitleri shqiptar i pasluftës. Por të themi të vërtetën, ja ku e ka një shtëpi aty 3-4 katëshe, nuk e regjistroi në emrin e tij. Nuk e regjistroi në emër të tij. Ndërtoi një vilë me një oborr 2000 metra. Kurse pasardhësi i tij ndërton saraje me gjatësi themelesh 57 metra” – u shpreh Berisha.

Kreu i PD mesa duket e ka harruar që vila e diktatorit është e sekuestruar nga familja Qemal Biçakçiu dhe ende nuk dihet me siguri nëse qeveritë e 35 viteve e kanë kthyer tek i Zoti.

Berisha vijoi më tej me sulmet ndaj SPAK, duke thënë se refuzuan që të hetojnë sarajet e Surrelit të kryeministrit. Sipas tij, më i zoti doli një gjykatës i Gjykatës së Tiranës duke detyruar, siç e quan ai “Skapin e partisë” që të hetojë çështjen.

“E klam një informacion me interes për ju që sapo e mora. Një gjykatës, besnik i ligjit i ktheu sot Skapit të partisë hetimin për sarajet e Surelit. Aty është një grop e zezë korrupsioni, por Skapistët e transferuan në prokuroinë e Tiranës. Prokuroria e Tiranës do të hetonte kryeministrin, që me ligj dhe kushtetutë është vetëm SPAK-u. S’mundet ta hetojë Prokuroria e Tiranës kryeministrin imunitar. Por SPAK-u sërish e refuzoi. Dhe në fund doli një gjykatës, besnik i ligjit dhe urdhërioi Skapin që të hetojë çështjen” – tha Berisha.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme