Politika 17 April 2025, 13:38 Nga VNA

Dokumenti/ Greqia miraton strategjinë që zgjeron hapsirën detare në ujërat shqiptare

Ndaje në Whatsapp
Dokumenti/ Greqia miraton strategjinë që zgjeron hapsirën detare

  • ‌Dokumenti përcakton objektiva që variojnë nga mbrojtja e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore nënujore, te zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit, energjisë dhe transportit detar, e deri te nxitja e bashkëpunimeve ndërkufitare.

Një ditë më parë Greqia ka miratuar zyrtarisht Strategjinë Kombëtare Hapësinore për Hapësirën Detare (NSSMS), një akt i rëndësishëm që përcakton Planifikimin Hapësinor Detar të vendit (MSP). Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga Ministria e Jashtme Greke theksohet se ky plan paraqet një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e një ekonomie blu dhe qarkulluese, duke respektuar mjedisin dhe duke rregulluar përdorimet e zonave detare në përputhje me direktivën evropiane 2014/89/BE dhe të drejtën ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetin social Facebook, profesor doktor Osman Metalla sqaron hartën e bashkëngjitur këtij dokumentit zyrtar, e cila përshkruan kufijtë detarë të Greqisë duke përfshirë edhe zona të pandara, për të cilat ekzistojnë pretendime të ndërsjella me Republikën e Shqipërisë.

Sipas profesorit, këto zona, të vendosura pranë ishujve Othonoi dhe Erikousa, janë subjekt i negociatave apo i një procesi të mundshëm gjyqësor ndërkombëtar dhe nuk mund të trajtohen si hapësira të mirëfillta sovrane greke.

Rasti ngjason me atë të vitit 2022, kur anija kërkimore “Ramform Hyperion” zhvilloi kërkime për naftë në një zonë të diskutueshme pranë kufirit detar me Shqipërinë, pa ndonjë reagim të dukshëm nga autoritetet shqiptare, pavarësisht detyrimeve që rrjedhin nga Konventa për të Drejtën e Detit (UNCLOS).

Si nënvizon se paraqitja e kufijve të tillë në dokumente zyrtare pa një marrëveshje dypalëshe ose vendim gjykate përbën shkelje të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe dëmton drejtpërdrejt pozitat e Shqipërisë në çdo proces të ardhshëm ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, kërkohet një reagim i qartë nga institucionet shqiptare – përfshirë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme – si dhe informimi i Sekretariatit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Mungesa e një qëndrimi zyrtar jo vetëm që mund të interpretohet si pranim i heshtur, por edhe të përkeqësojë ndjeshëm pozitat e Shqipërisë në çdo përballje ligjore të mundshme në të ardhmen.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme