Politika 17 April 2025, 12:16 Nga VNA

Berisha paralajmëron: Në qeverinë time zero tarifa për eksportet e bimëve mjekësore me SHBA. Do të zhvillojmë negociata intensive

Ndaje në Whatsapp
Berisha paralajmëron: Në qeverinë time zero tarifa për

Qëndrimi ynë ndaj tarifave është negociata me qeverinë e SHBA për zero tarifa. “Ne do të kërkojmë zero tarifa nga qeveria amerikane, duke kërkuar që edhe ata të na përgjigjen me të njëjtën masë,” deklaroi sot kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi me prodhues të bimëve medicinale. Madje, Berisha tha se kishte edhe një “ilac” në rast se qeveria amerikane nuk do të pranojë uljen e tarifave. Sipas tij, qeverisja e ardhshme e PD do të kompensojë plotësisht tarifat e eksportit të vendosura nga vendet ku eksportojnë prodhuesit shqiptarë.

Ndërkohë, Berisha nuk dha shpjegime se si do të zhvillohen këto negociata, duke qenë se ai është shpallur “non grata” nga SHBA.

Kryetari i PD akuzoi gjithashtu kryeministrin Rama, duke thënë: “Që kur erdhi në pushtet, nuk ka folur asnjëherë për ullinjtë, vreshtat, për bimët mjekësore apo aromatike. Bima e vetme mjekësore për të është droga.”

Në takimin elektoral, kreu i demokratëve paralajmëroi se, me ardhjen e tij në pushtet, qeveria e PD nuk do të shfuqizojë ligjin për licencat e mbjelljes së kanabisit, por do t’i zëvendësojë ato me sherebelë dhe rigon.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme