Politika 17 April 2025, 10:57 Nga VNA

Dosja “Metamorfoza”, Pëllumb Gjoka tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar

Ndaje në Whatsapp
Dosja “Metamorfoza”, Pëllumb Gjoka tërhiqet nga gjykimi i

Investori strategjik Pëllumb Gjoka, i akuzuar në dosjen "Metamorfoza", tërhiqet nga kërkesa për gjykim të shkurtuar. Avokati, Gurali Brahimllari deklaroinse çështja  nuk mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet dhe se vecimi e dëmton çështjen penale.

Avokati deklaroi se "Patëm pritshmëri nga Gjykata Kushtetuese për të deklaruar të pavlefshme provat e marra nga komunikimet në SKY ECC, por Kushtetuesja dha një  vendim "as mish, as peshk".

Edhe i pandehuri Edmond Preka u tërhoq nga gjykimi i shkurtuar. Ndërsa të pandehurit e tjerë, përfshi ish-drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita dhe ish oficerët e policisë, Oltion Bistri dhe Ardit Hasanbega, kërkuan gjykim të shkurtuar.

Në kuadër të dosjes Metamorfoza u godit grupi kriminal Bajri dhe bizneset Pëllumb Gjoka që akuzohet për urdhërim vrasjesh.

Gjykata e Posaccme merr kohë për t'u shprehur për kërkesat e të pandehurve.

Seanca gjyqësore shtyhet për më 23 prill, ora 08:30.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme