Politika 17 April 2025, 11:18 Nga VNA

Shqipëria i vetmi vend që bën negociatat e BE me Inteligjencën Artificiale/ Edi Rama shfrenon fantazinë për fushatë

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria i vetmi vend që bën negociatat e BE me

Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është i vetmi vend që zhvillon negociatat me Bashkimin Europian duke përdorur inteligjencën artificiale. Megjithatë, kryeministri nuk arriti të shpjegojë se si realizohet kjo, duke u mjaftuar me një përmendje të një marrëveshjeje me Mira Muratin, shqiptaren e njohur që ka qenë ndër të parat që punoi me IA.

Në të vërtetë, duket se Rama ende nuk ka kuptuar plotësisht që inteligjenca artificiale ka tejkaluar fazën e saj si prioritet i botës online. Madje, vetë Mira Murati është e angazhuar në zhvillimin e teknologjive që tejkalojnë IA. Për më tepër, kur Rama përpiqet të shpjegojë këtë teknologji përmes AKSH-it, situata bëhet edhe më e sikletshme. Ky institucion, i njohur për skandalin e rrjedhjes së të dhënave sensitive të qytetarëve dhe për sulmet e hakerëve iranianë, vështirë se mund të shërbejë si një model për përdorimin e inteligjencës artificiale.

Në përpjekje për të maskuar dështimet e procedurave të stërzgjatura dhe rrjedhjen e përsëritur të të dhënave, AKSH i përgatit kryeministrit fjalime me terminologji komplekse, për t’i paraqitur problemet si “ëndrra” të arritshme. Por në realitet, këto mbeten larg përditshmërisë së vështirë të shqiptarëve.

Deri më 11 maj, kur pritet të zhvillohet një tjetër fazë e negociatave me BE-në, shqiptarët mund të vazhdojnë të dëgjojnë premtime për pasaportën europiane. Por t’u premtosh se të gjitha procedurat do të kryhen përmes IA është një fyerje ndaj inteligjencës njerëzore — një cilësi që shqiptarët e zotërojnë natyrshëm dhe që nuk ka nevojë për procedurat e AKSH-it për t’u zhvilluar më tej.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme