Politika 17 April 2025, 14:46 Nga VNA

SPAK zgjat hetimet me tre muaj për Jurgis Çyrbjen

Ndaje në Whatsapp
SPAK zgjat hetimet me tre muaj për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj hetimet për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.  SPAK kërkoi zgjatje të hetimeve pasi shtë në priteje të letërporosive nga agjencitë ligjzbatuese. Çyrbja u arrestua në tetor të vitit të kaluar, pak ditë pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit teksa akuzohet npër lidhjet me grupet kriminale. Çyrbja akuzohet për 3 vepra penale, atë të ‘korrupsionit në zgjedhje’, ‘të përkrahjes së autorit të krimit’ dhe të ‘tregimit të sekretit shtetëror’. Sipas prokurorëve të posaçëm, gjatë kohës që ka qenë deputet, Çyrbja ka qenë një nga përdoruesit e SKY ECC dhe ka mbajtur kontakte me njerëz të botës së krimit. Sipas SPAK, Çyrbja ka nxjerrë sekretet shtetërore tek kriminelët, akuzohet se dekonspiroi operacionet e Policisë së Durrësit, informoi Altin Hajrin për lëvizjet e policisë pas vrasjes së Jan Prengës, e deri tek bashkëpunimi me Hajrin për t’i siguruar vota në qarkun e Durrësit, ku Çyrbja ishte edhe në listën e sigurt për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme