Politika 18 April 2025, 12:09 Nga VNA

Berisha: Një gjykatës urdhëroi hetim ndaj Ramës, SPAK bëri mbledhje urgjente, ka rënë bombë

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Një gjykatës urdhëroi hetim ndaj Ramës, SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se një gjykatës ka urdhëruar SPAK-un të nisë hetime ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me ndërtimin dhe regjistrimin e vilës së tij në Surrel. Deklarata u bë gjatë një takimi me qytetarë dhe mbështetës në Krujë, ku Berisha e akuzoi Ramën për shkelje të ligjit dhe fshehje të së vërtetës mbi pasurinë e tij.

Sipas Berishës, vila në Surrel ka themele dy herë më të mëdha se ato të ish-diktatorit Enver Hoxha, ndërsa e ka regjistruar në emrin e tij personal, ndryshe nga Hoxha që nuk i bëri pronë private. “Ai e ka regjistruar në emrin e tij, ndryshe nga diktatori që i la si pronë shteti,” u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri tha se Rama ka deklaruar një vlerë prej vetëm 3,800 eurosh për ndërtimin e shtëpisë, ndërkohë që sipas tij, prona ka një oborr prej 8,300 metrash katrorë dhe toka është marrë në kundërshtim me çdo ligj.

Berisha akuzoi SPAK-un se ka tentuar të shmangë hetimin duke ia kaluar çështjen Prokurorisë së Tiranës, por kjo e fundit e ka refuzuar, duke e rikthyer sërish në SPAK. “Një gjykatës i guximshëm urdhëroi që SPAK të nisë hetimin,” theksoi ai.

Ai shtoi se rihapja e çështjes ka sjellë tronditje brenda SPAK, duke theksuar se janë zhvilluar mbledhje urgjente. “Dy ditë më parë janë bërë mbledhje emergjente. Ka rënë bombë në SPAK,” përfundoi Berisha, duke ironizuar deklaratat e Ramës për drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin.

Video

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme