Politika 18 April 2025, 07:40 Nga VNA

Parti politike "fantazmë", dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta

Ndaje në Whatsapp
Parti politike "fantazmë", dështon auditimi për

Auditimi i shumicës së partive politike të regjistruara në Gjykatën e Tiranës ka dështuar pasi shumica e tyre nuk kanë adresa të sakta.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, caktoi 12 ekspertë kontabël të licencuar për auditimin e 132 partive politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës lidhur me aktivitetin në vitin 2023.

Në fakt të dhënat tregojnë se shumica e partive nuk ka qenë e mundur të auditohen.

Nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë rezultoi se:

– 5 parti politike janë certifikuar me rezervë për shkak të parregullsive në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe nuk kanë paraqitur në raportin financiar si shpenzim vlerën e pagave bruto të punonjësve;

– 81 parti politike nuk janë audituar për shkak të adresave të pasakta;

– 9 parti politike deklarojnë 0 të ardhura dhe shpenzime;

– 9 parti politike janë me status pasiv;

– 6 parti politike nuk kanë dorëzuar raportin financiar vjetor në KQZ dhe për këtë arsye nuk është kryer auditimi nga audituesit e caktuar;

– 2 parti politike nuk janë audituar, pasi nuk kanë kryer pagesën e shërbimit të audituesve ligjorë.

Në raportin vjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nënvizon se pas verifikimeve të kryera nga raportet e dorëzuara nga vetë partitë politike, si dhe nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë është në proces për marrjen e masave administrative për partitë politike.

Sa i takon aktivitetit në vitin 2024 lidhur me fondet si ndihmë financiare Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau me Vendimin Nr. 20, Datë 20.2.2024 për partitë politike, fondin në vlerën 345.6 milionë lekë. Partitë politike, të cilat përfituan fonde si ndihmë financiare për vitin 2024 ishin 11./MONITOR

Video

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme