Politika 17 April 2025, 16:22 Nga VNA

Mazniku: Jam mik me Veliajn, por drejtësia duhet të bëjë punën e saj – PS e fokusuar tek zgjedhjet e 11 majit

Ndaje në Whatsapp
Mazniku: Jam mik me Veliajn, por drejtësia duhet të bëjë

Partia Socialiste duket se e ka lënë pas arrestimin e Erion Veliaj dhe fokusi i saj, tani janë zgjedhjet e 11 majit.

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, njëherësh Ministër i Pushteti Vendor, bashkëpunëtor shumë i afërt i Erion Veliajt, Arbjan Mazniku tha se çështjen e kryebashkiakut, duhet ta zgjidhë drejtësia.

“Kryeministri është drejtuesi politik i Tiranës. Pa dyshim, Erioni është një mik i afërti i imi dhe më mungon. Nuk na lejohet të komunikojmë. Është mirë dhe duke bërë betejën e tij. Besoj se është çështje që kryeministri është shprehur në mënyrë ezauruese dhe nuk kam për të shtuar dhe për të hequr për pozicionin e PS. Është një pozicion i ekuilibruar dhe i qartë. Unë nuk kam ç’të shtoj as më shumë e as më pak.” - tha Mazniku

“Jam mik i Erionin, por është çështje irelevante. Meritojmë që drejtësia ti shkojë çështjeve deri në fund. Duhet t’ia lëmë drejtësisë dhe të mos krijojmë aludimeve. Ka patur impakt, por jemi të fokusuar tek zgjedhjet.” -shtoi ai

Deklaratat, Mazniku i dha në News 24, ku foli për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit dhe vizionin e Ps për Shqipërinë 2030.

Video

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme