Politika 18 April 2025, 13:57 Nga VNA

Dosja "Partizani” në GJKKO, shtyhet për të disatën herë

Ndaje në Whatsapp
Dosja "Partizani” në GJKKO, shtyhet për të

Prej gjashtë muajsh, në Gjykatën e Posaçme po zhvillohen seanca për çështjen “Partizani”, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohen për korrupsion.

Mbrojtja kërkon pushimin e çështjes dhe shpalljen e pavlefshmërisë së akteve hetimore, duke argumentuar mungesën e elementëve të veprës penale dhe pavlefshmërinë e ekspertimeve, të cilat janë kryer nga hetues të Byrosë Kombëtare e jo nga ekspertë të specializuar.

Po ashtu, ata kundërshtojnë provat për ndryshimin e destinacionit të kompleksit “Partizani”, duke pretenduar se vendimi është marrë nga kryeministri aktual Edi Rama, i cili sipas tyre nuk është pyetur ende nga autoritetet.

Video

“Pa prodhim nuk ka fuqi”, mesazhi i Marco Rubio-s që Shqipërisë i vjen si një thumb

Hetimat për Inceneratorin e Tiranës, GJKKO lë në burg Renardo Nallbanin

Një tërmet i fuqishëm ka goditur perëndimin e Kolumbisë këtë të hënë, me epiqendër në San José del Palmar (rajonin Chocó). Vlerësimet për magnitudën variojnë nga 6.6 sipas agjencisë vendase deri në 7.4 sipas USGS-së, ndërsa lëkundjet u ndjenë deri në Bogota dhe në vendet fqinje, duke shkaktuar evakuime masive. Guvernatorja e rajonit Chocó raportoi për persona të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet vendase dhe ekipet e emergjencave ndodhen në terren për të vlerësuar përmasat e plota të dëmeve dhe për të monitoruar pasgoditjet e mundshme.

Hetimat për Inceneratorin e Tiranës, GJKKO lë në burg Renardo Nallbanin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme