Politika 18 April 2025, 13:45 Nga VNA

Krujë/ Ish i përndjekuri politik sfidon Sali Berishën për premtimet e pambajtura

Ndaje në Whatsapp
Krujë/ Ish i përndjekuri politik sfidon Sali Berishën për

Gjatë një turi elektoral në Tregun Artizanal të Krujës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u përball me kritika nga një ish i burgosur politik, Gëzim Përhana. Ky i fundit e akuzoi Berishën për mosmbajtjen e premtimeve gjatë qeverisjeve të tij, lidhur me kompensimin e të përndjekurve politikë. Përhana tha se pavarësisht premtimeve, nuk janë shlyer plotësisht dëmet e vuajtura, duke përmendur vetëm dhënien e letrave me vlerë dhe bonove të thesarit. Berisha u përpoq të justifikohej, duke theksuar disa masa të marra gjatë qeverisjes së tij, por mbeti i befasuar nga kritikat. Debati Jam i burgosur politik për 13 vite. Në qeverisjen tuaj të parë thatë se do dëmshpërbleni të përndjekurit dhe të burgosurit politikë. Kemi vuajtur në Qafë-Bari e Spaç, në miniera kromi e të tjera. Të paktën të ishte bërë 50% se të gjitha nuk i bënit dot, por të paktën gjysmat... Por nuk janë shlyer të gjitha”, i tha ai Berishës, që u kap i befasuar nga kjo kritikë për qeverisjen e tij, pak pasi akuzoi mazhorancën aktuale për rrënimin e vendit dhe mosmbajtjen e premtimeve. Kreu i PD-së u përpoq t'a sqaronte duke thënë se ishin dhënë mbi 2 mijë banesa për të burgosurit politikë dhe të përndjekurit dhe ishin dëmshpërblyer, edhe pse jo plotësisht. Por ndërsa ai shpjegonte se çfarë ishte bërë në 2005-2013, ish i burgosuri politik i kujtoi edhe qeverisjen e parë, kur u dhanë vetëm letra me vlerë apo bono thesari. “Asgjë nuk kanë marrë o burrë, asgjë...!”, vijon qytetari.

Video

Disave mund të mos i duket plak, por shokët e klasës kanë 17 vjet që tërheqin pensionin tek posta

Këto janë momentet e rrëzimit të një helikopteri në liqenin Atitlán në Guatemalë. Në helikopter ndodheshin shtatë persona. Sipas raportimeve, pesë prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Cilat bashki u “zhdukën” nga harta e Shqipërisë?

Kosova pret ambasadorin…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme