Politika 18 April 2025, 21:14 Nga VNA

Albana Vokshi para Berishës kritikon Rakip Sulin për ndërtimet pa leje në Kamëz!

Ndaje në Whatsapp
Albana Vokshi para Berishës kritikon Rakip Sulin për ndërtimet pa

Kandidatja për deputete e PD, Albana Vokshi, në fjalën e saj gjatë takimit elektoral që u mbajt sot në Kamëz, numëroi dështimet e kryebashkiakut të këtij qyteti, Rakip Suli.

Një prej tyre, sipas Vokshit, janë edhe ndërtimet pa leje që janë shtuar shumë vitet e fundit. “Shiheni Kamzën sot, shihni rreth e rrotull jush, ndërtime pa leje që kanë mbirë si kërpurdhat” – tha ajo.

Në fakt, për të gjithë ata që kanë memorie, Kamza dhe rrethinat e saj janë “vepër” e qeverisjes së PD-së. Jo se PS-ja ka bërë ndonjë gjë më të mirë me komunën e Parisit dhe Tiranën, por të deklarosh para banorëve të Kamzës dhe Sali Berishës se shkatërrimi i kësaj zone ka ndodhur vitet e fundit, është, në mos gënjeshtër, një e pavërtetë e madhe.

E dimë që është fushatë dhe duhet të nxish njërën palë dhe të premtohen të parealizueshmet për të marrë vota. Por pak të vërteta dhe histori nuk i bëjnë keq askujt.

 

[video width="848" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2025/04/WhatsApp-Video-2025-04-18-at-8.45.47-PM.mp4"][/video]

 

 

Video

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme