Politika 18 April 2025, 15:10 Nga VNA

Berisha flet për tavanin ekonomik, tregtari qesh

Ndaje në Whatsapp
Berisha flet për tavanin ekonomik, tregtari qesh

Sot në vijim të takimeve  elektorale, kreu i PD, Sali Berisha u ndal në pazarin e Krujës. Gjatë bisedave me tregtarët, njëri prej tyre e keqkuptoi shprehjen "do ulet tavani", duke menduar për tavanin fizik të dyqanit, kur në fakt Berisha i referohej uljes së tavanit të taksave për bizneset. Pas sqarimit të tij, tregtari reagoi me një “Aha…!”, duke e kthyer situatën.

Video

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme