Politika 18 April 2025, 20:28 Nga VNA

SPAK pranon kallëzimin e Alibeajt, nis hetim ndaj Kuvendit për publikimin në rrjetet sociale të posterit të PS

Ndaje në Whatsapp
SPAK pranon kallëzimin e Alibeajt, nis hetim ndaj Kuvendit për

SPAK ka nisur hetim ndaj Kuvendit për postimin e posterit të Partisë Socialiste në faqen e facebook të këtij institucioni. Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i partisë “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, i cili është edhe denoncuesi i këtij rasti.

“Sapo posta më solli këtë zarf, nga SPAK. E mbani mend para 13 ditësh, kur faqja zyrtare e Kuvendit publikoi posterin elektoral të PS dhe të Edi Ramës, si detyrim ligjor dhe qytetar bëra kallzim online në SPAK. Sot mora përgjigjen, është kjo këtu. Çështja është hetuar, është mbledhur informacioni dhe është proceduar mbi hetimin për “shpërdorim detyre” – shprehet Alibeaj.

Ai më tej përshëndet gatishmërinë e SPAK për seriozitetin dhe u bën thirrje punonjësve të administratës publike të mos përfshihen në lojërat politike.

“Vetëm 13 ditë nga kallëzimi online. Një hetim i shpejt dhe serioz. Ju që punoni në administratë, njerëz të ndershëm mos u përfshini në lojën politike. Ju qytetarë mbroni të drejtën tuaj, denonconi çdo krim zgjedhor siç bëra unë. Faleminderit dhe mbështetje për SPAK-un. Drejtësia funksionon kur ne flasim” – thotë më tej Alibeaj.

Video

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme