Politika 19 April 2025, 12:36 Nga VNA

Rama vijon ofendimet: Po të mos ishin gratë, burrat do ishin me bisht

Ndaje në Whatsapp
Rama vijon ofendimet: Po të mos ishin gratë, burrat do ishin me bisht

Nga Maliqi ku po vijon turin e takimeve për fushatën e 11 Majit, kreu socialist Edi Rama tha se kjo zonë ka votuar historikisht për të majtën. Me sigurinë se ka votat në xhep nga këta banorë, vijoi të sulmojë burrat. Ku edhe kësaj rradhe deklaroi se burrat janë çyryk dhe po të mos ishin gratë nuk do ishin të zotët as të laheshin, por do ishin edhe me bisht.

Rama: Burrat gjysmën e trurit e kanë me ujë, me ujë kënete, por ama e kemi thjeshtë llogarinë, gjysmën e burrave, shumicën e grave dhe të rinjve, jemi yhy ku e ku. Ama se do ua them sot, gratë dhe vajzat i ftoj në pallatin e sportit, do ua them në sy grave kanë mision të madh. Nëse Shqipëria sot është afër BE, arsyeja është që jo forcë politike, mbështetjen kryesore e ka tek gratë. Ju burrat nëse jeni të mençur, se të mençur jeni përderisa jeni këtu me ne, e dini më mirë sa unë këtë punë. Imagjinoni se çdo ndodhte në Maliq sikur të tëra gratë të iknin një muaj e t’ju linin juve këtu me Gëzimin, të tërë do i kishit leshtë deri këtu (Tregon kraharorin) dhe do vinit vërdallë vetëm bishti do ju mungonte, të parruar, të palarë, të pangrënë, komplet të mbaruar po shyqyr që keni zonjat, vajzat që mbajnë shtëpinë pastër dhe ju mbajnë ju, pastaj ju bëni punën tuaj këtë nuk ua mohon njeri. E zgjata sepse më pëlqen shumë kur hidhen ata dhe thonë “ne s’jemi çyrykë”. Por kur thonë “gratë tona janë burrnesha”, atë them edhe unë shyqyr janë gratë burrnesha se të ishte për burrat Shqipëria nuk i afrohej kurrë në BE".

Video

Një tërmet i fuqishëm ka goditur perëndimin e Kolumbisë këtë të hënë, me epiqendër në San José del Palmar (rajonin Chocó). Vlerësimet për magnitudën variojnë nga 6.6 sipas agjencisë vendase deri në 7.4 sipas USGS-së, ndërsa lëkundjet u ndjenë deri në Bogota dhe në vendet fqinje, duke shkaktuar evakuime masive. Guvernatorja e rajonit Chocó raportoi për persona të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet vendase dhe ekipet e emergjencave ndodhen në terren për të vlerësuar përmasat e plota të dëmeve dhe për të monitoruar pasgoditjet e mundshme.

Hetimat për Inceneratorin e Tiranës, GJKKO lë në burg Renardo Nallbanin

“Pa prodhim nuk ka fuqi”, mesazhi i Marco Rubio-s që Shqipërisë i vjen si një thumb

“Jeta jote kaq e pat”, Denis Bajri akuza Ibrahim Licit: Urdhëroi sulmin ndaj meje në burg

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme