Politika 20 April 2025, 14:30 Nga VNA

Berisha me deklarata politike edhe për Pashkë, viziton priftin arumun në Kishën Ortodokse të Kavajës: Komuniteti që ai përfaqëson, ia mbushi mendjen Ismail Qmalit për pavarësinë

Ndaje në Whatsapp
Berisha me deklarata politike edhe për Pashkë, viziton priftin arumun

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë vizitës për Pashkë në Kishën Ortodokse, nuk e la pas dore fushatën elektorale. Në mesazhin e tij për mediat, Berisha foli për ringjalljen e Krishtit dhe bëri një krahasim paksa të çuditshëm duke theksuar se edhe opozitën shqiptare janë përpjekur ta shkatërrojnë, por ajo është ringjallur dhe është më e fuqishme se kurrë.

“Kështu që, në një mënyrë, historia e tyre është historia e ringjalljes. Pra, është dëshmi e pavdekësisë. Në fakt, kjo ka një analogji edhe me opozitën shqiptare. U përpoqën ta fshijnë nga faqja e dheut, por u ringjall. Sot është më e fuqishme se kurrë, për të përzënë antikrishtin nga trojet shqiptare,” deklaroi Berisha.

Në të njëjtën kohë, përpara priftit të Kishës Ortodokse të Kavajës, i cili u vetëdeklarua si përfaqësues i komunitetit arumun në Shqipëri, Berisha u shpreh se shqiptarët duhet të jenë mirënjohës këtij komuniteti. Ai theksoi se ishte pikërisht komuniteti arumun që i mbushi mendjen Ismail Qemalit për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.

Video

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme