Politika 20 April 2025, 18:27 Nga VNA

Berisha : Rama inicioi “prindin 1 dhe 2” - Kryeministri nga Kamza fton demokratët të votojnë PS

Ndaje në Whatsapp
Berisha : Rama inicioi “prindin 1 dhe 2” - Kryeministri nga Kamza

Sali Berisha akuzoi sot Edi Ramën se është iniciatori i konceptit “prindi 1” dhe “prindi 2”. Sipas tij, edhe deklaratat e fundit të kryeministrit për gratë dhe burrat janë zgjatim i kësaj politike sorosiane. Në një takim me fermerët në Elbasan, kreu demokrat theksoi ndër të tjera se është detyrë e demokratëve ta shpërndajnë programin në çdo derë shqiptari.

Ndërsa Edi Rama sërish kërkoi mbështetjen e demokratëve për pasaportën europiane. “Duke na votuar ne,” tha ai, “kanë mundësinë të rregullojnë dhe partinë e tyre. Demokratëve u them: e di që shumë prej jush nuk e votoni dot PS-në, por nëse nuk shkoni dot te numri 5, zbrisni më poshtë dhe votoni djemtë dhe vajzat e reja.”

“Unë nuk shaj burrat, por bëj pjesë tek ata burra që e dinë shumë mirë se forca e grave dhe e vajzave është e pamohueshme, dhe nëse nuk ke në krah gratë dhe vajzat, je gjysmak dhe çyrk,” tha kryeministri në një takim elektoral në zonën e Kamzës në kryeqytet.

Video

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme