Politika 22 April 2025, 09:19 Nga VNA

Rama për deklaratën për fotot nudo: “Në Google janë të mbuluara, të rinjtë nuk janë fëmijë”

Ndaje në Whatsapp
Rama për deklaratën për fotot nudo: “Në Google

Kryeministri Edi Rama ka komentuar së fundmi deklaratën e tij gjatë një takimi elektoral me të rinjtë e Partisë Socialiste, ku përmendi fotot nudo të publikuara në të kaluarën. Rama u shpreh se imazhet në Google janë të mbuluara dhe se në takim nuk kishte fëmijë, por votues të rinj, duke ironizuar akuzat e opozitës.

“O pika pika… sipas tyre në takimin me votuesit e parë, teksa tregoja një histori me Pandi Majkon, përmenda episodin e fotove të mia nudo të publikuara në fushatën e 2007 nga këta zhabulanët që duan të bëjnë dhe moralistin. Na tregojnë se çfarë është familja, ndërkohë që vetë çdo ditë japin shembuj se si nuk duhet të sillet njeriu, me akuza dhe sharje ekstreme. Jam pa fjalë,” tha Rama.

Ai theksoi se është absurde të sulmohet nga ata që, sipas tij, nuk përfaqësojnë asnjë vlerë morale dhe vetëm përpiqen të shkatërrojnë.

“Fotot në Google janë të mbuluara, e dyta – nuk ishin fëmijë ata, e treta – si ka mundësi që këta kanë guximin të më bëjnë mua moral?”, shtoi kryeministri.

Në vijim, Rama sulmoi edhe opozitën, duke u shprehur se në zgjedhjet e 11 majit do të marrë rezultatin më të keq që nga viti 1997. Sipas tij, opozita nuk ka vizion apo ide, por vetëm dëshirën për të shkatërruar.

“Unë e kam thënë, nëse do ta bëja unë opozitën time, do ta bëja një mijë herë më mirë sesa e bëjnë këta. Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, dinë vetëm të shkatërrojnë,” tha Rama.

Ndërkohë, iu përgjigj dhe një komentuesi në rrjet duke e ironizuar: “Kush mendon se bufi i kënetës dhe këneta është rruga për Shqipërinë, ka një problem me veten. Ky nuk është ofendim, por opinioni im”.

Video

Një tërmet i fuqishëm ka goditur perëndimin e Kolumbisë këtë të hënë, me epiqendër në San José del Palmar (rajonin Chocó). Vlerësimet për magnitudën variojnë nga 6.6 sipas agjencisë vendase deri në 7.4 sipas USGS-së, ndërsa lëkundjet u ndjenë deri në Bogota dhe në vendet fqinje, duke shkaktuar evakuime masive. Guvernatorja e rajonit Chocó raportoi për persona të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet vendase dhe ekipet e emergjencave ndodhen në terren për të vlerësuar përmasat e plota të dëmeve dhe për të monitoruar pasgoditjet e mundshme.

Hetimat për Inceneratorin e Tiranës, GJKKO lë në burg Renardo Nallbanin

“Pa prodhim nuk ka fuqi”, mesazhi i Marco Rubio-s që Shqipërisë i vjen si një thumb

“Jeta jote kaq e pat”, Denis Bajri akuza Ibrahim Licit: Urdhëroi sulmin ndaj meje në burg

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme