Politika 21 April 2025, 13:00 Nga VNA

Në plazh me të rinjtë/ Rama kujton veten nudo, Majko shfrenon fantazinë

Ndaje në Whatsapp
Në plazh me të rinjtë/ Rama kujton veten nudo, Majko shfrenon

Ka nisur sot java e dytë e fushatës për zgjedhjet e 11 Majit. Kreu socialist Edi Rama, Pandeli Majko zhvilluan një takim me të rinjtë në plazhin e Spillesë. Teksa po fliste, Majko evokoi edhe një herë, sipas tij, vitet kur Rama dilte nudo në plazh. Edhe pse nudo shqiptarët e votuan dhe jo më tani kur Partia Socialiste e ka veshur. Pandeli Majko: Kemi një çështje të hapur, që është të qenit pranë jush. Ne e dimë që një pjesë e juaja këtu ndihën më të vetmuar, megjithëse ka rrjete sociale, ndjeni më të shqetësuar përsa i përket ku do shkoj me shkollën, si do filloj një punë,. Kjo fushatë është fushatë e dfetajebe njerëzore. Jo e mitingjeve.  Unë nuk do e them fjalën buf…Jemi në plazh dhe më duket sikur jemi kthyer të dy në një vend që na ngjall kujtime shumë interesante. Edi Rama: Mua më kujtohet kur isha lakuriq se më nxorën ata… Pandeli Majko: E tha vetë! Kështu që kur bënim debat me kolegët e PD i thashë ky ju  ka mundur edhe kur ishte pa gjë, jo më tani që e kemi veshur ne.

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme