Politika 21 April 2025, 13:46 Nga VNA

Berishës i ikën një tjetër aleat i koalicionit Shqipëria Madhështore

Ndaje në Whatsapp

Një tjetër aleat është larguar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i drejtuar nga Sali Berisha. Bëhet fjalë për Partinë Ora e Shqipërisë, e cila ka bërë një kërkesë në KQZ, për t’u ikur nga ky koalicion.

Me një shkresë drejtuar komionsierit shtetëror të zgjedhjeve, kryetari i kësaj force politike, Zef Shtjefni thotë se koalicioni me Berishën nuk ka funksionuar që ditën kur është firmosur.

Ai thotë se nuk është përfshirë në listën e hapur të PD dhe se në hapjen e fushatës Partia Ora nuk është ftuar.

Më parë nga koalicioni është larguar edhe Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, e drejtuar nga Vasil Sterjovski dhe Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve me drejtues, Selami Jenisherin.

Shkresa drejtuar Celibashit

I nderuar Z.Kryekomisioner! Ju njoftoj se Partia Ora e Shqipërise ne Kualicion me Alencën per Shqiperine Madheshtore nuk ka funksionuar qe diten kur eshte firmosur marreveshja! Aleanca per Shqiperine madheshtore nuk ka future ne listen e hapur Kryetarin e partise, nuk ka ftuar Partine Ora e Shqiperise ne hapjen e fushates elektorale, por Kryetari I partise mori pjese I pa ftuar ne takim. Sot ne takim me partite e koalicionit nuk e fton Partine Ora e Shqiperise ne takimin e rradhes! Ne keto kushte, kjo Aleance ka shkelur marreveshjen me Partine Ora e Shqiperise, prandaj kerkojme largimin nga ky Koalicion qe nuk respekton marreveshjen me aleatet e tij.

Burimi: Panorama

Video

Një tërmet i fuqishëm ka goditur perëndimin e Kolumbisë këtë të hënë, me epiqendër në San José del Palmar (rajonin Chocó). Vlerësimet për magnitudën variojnë nga 6.6 sipas agjencisë vendase deri në 7.4 sipas USGS-së, ndërsa lëkundjet u ndjenë deri në Bogota dhe në vendet fqinje, duke shkaktuar evakuime masive. Guvernatorja e rajonit Chocó raportoi për persona të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet vendase dhe ekipet e emergjencave ndodhen në terren për të vlerësuar përmasat e plota të dëmeve dhe për të monitoruar pasgoditjet e mundshme.

Hetimat për Inceneratorin e Tiranës, GJKKO lë në burg Renardo Nallbanin

“Pa prodhim nuk ka fuqi”, mesazhi i Marco Rubio-s që Shqipërisë i vjen si një thumb

“Jeta jote kaq e pat”, Denis Bajri akuza Ibrahim Licit: Urdhëroi sulmin ndaj meje në burg

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme