Politika 21 April 2025, 20:02 Nga VNA

“Kuksianëve do ua heqim traun”, Berisha kritika Ramës për fjalorin: Sillet nga një takim në tjetrin me një fjalor të padenj

Ndaje në Whatsapp
“Kuksianëve do ua heqim traun”, Berisha kritika Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit u ka premtuar qytetarëve të Kukësit që me ardhjen në pushtet të PD-së, që javën e parë do të hiqet trau në rrugën e Kombit.

“30 milion euro ura, 13 milion euro ka kushtuar Ura e Bunës e cila hapet për të kaluar anijet. Kurse kjo këtu 30. Vendosi traun! Ju jap fjalën që trau do hiqet javën e parë, nuk do paguani aq një qindarkë! Kukësi, do ketë në nga pallatet më të Bukura të Sportit në Shqipëri” – tha Berisha.

Kreu i PD më tej komentoi ehde deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se “nxjerr fëmijët përpara një propagandë absolutisht të dënueshme, u thotë kontrolloni në Google videot e tij nudo.”

Ndonëse edhe vet shpesh bie pre e fjalorit banal në replikat e me kryeministrin, Berisha i cilësoi komentet e Ramës si “turp shumë i madh” dhe se sillet nga një takim në tjetrin me një fjalor të padenjë.

“Ne si komb të gjithë madhështinë në radhë të parë e kemi tek nënat, ndaj dhe ata që kërkonin zhdukjen tonë, kërkonin të zhduknin nënën shqiptare. Edi Rama, gabon rëndë. Si një përçarës, si një njeri pa vlera, si ai i zënë në faj dhe që është i pashpresë, sillet nga një takim në tjetër me një fjalor të padenjë, një burrec dy metra i gjatë” – u shpreh Berisha.

 

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme