Politika 23 April 2025, 14:47 Nga VNA

Berisha kritikon gjuhën e Kryeministrit dhe sulmon mediat kombëtare në takimin me gratë

Ndaje në Whatsapp
Berisha kritikon gjuhën e Kryeministrit dhe sulmon mediat kombëtare

 

Sali Berisha zhvilloi sot një takim elektoral me gratë në Tiranë, ku kritikat u përqendruan te gjuha e përdorur nga kryeministri gjatë fushatës, të cilën ai e cilësoi si të papërshtatshme dhe denigruese për gratë dhe vajzat.

Në vijim, Berisha akuzoi televizionet kombëtare për censurë ndaj opozitës. “Këtu nuk merr vesh kush është TVSH, është TVSH apo Top-TVSH. Janë të gjitha një konglomerat, kush e kush të censurojë më shumë opozitën dhe kush e kush t’i shërbejë më shumë qeverisë dhe favoreve që ajo u bën,” deklaroi kreu i PD-së.

Berisha u bëri thirrje grave demokrate të vijojnë fushatën derë më derë dhe të shfrytëzojnë rrjetet sociale. Ai i vlerësoi ato për efikasitetin e tyre, duke theksuar se janë më të suksesshme në punë se burrat.

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme