Politika 22 April 2025, 22:49 Nga VNA

Rama zgjedh të vazhdojë debatin me Vrenozin

Ndaje në Whatsapp
Rama zgjedh të vazhdojë debatin me Vrenozin

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të vazhdojë debatin me personazhin e rrjeteve sociale dhe simpatizantin e PD, Ilir Vrenozin. Në një reagim në facebook jo të zakonshëm, pa foto dhe video, Rama ka zgjedhur të replikojë me qytetarin e Korçës i cili sot ishte prezent në takimin e Berishës në këtë qytet.

Rama thotë se Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së, pasi sipas tij ekzaltoi sallën më shumë se Berisha me sharrjet ekstreme.

“Po pse kot e thashë unë që Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së! Shikojeni se si e shpërthen ai një sallë të tërë me sharjet e tij ekstreme e me thirrjet ndaj fantazisë erotike të audiencës fanatike, që ta kuptoni deri në fund se çfarë kënete është PD-ja! Bufi as në ëndërr se kap dot më atë nivel ekzaltimi të turmës së habitatit të tij të lashtë. Për mua Vrenozit i takon kapelja e Bufit deri në 11 maj dhe pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës” – shkruan Rama.

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Korçë, vetë Vrenozi nuk i kurseu epitetet ndaj kryeministrit. Ndërsa ky i fundit pak ditë më parë pranoi se e kishte telefonuar dhe ftuar mbështetësin e PD-së për nje kafe.

Banalizimi i fushatës me retorikë boshe, jo etike dhe me shumë banalitet dhe denigrim të kundërshtarit, janë karakteristikë e kësaj fushate e cila deri më tani ka treguar se palët janë të interesuara për audiencë dhe jo për shkëmbim idesh apo platformash elektorale.

 

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme