Politika 22 Prill 2025, 19:50 Nga VNA

Gafat e kandidatëve/ Ofrim parash dhe të sëmurë, krijimtaria e fushatës po kalon në ekstrem

Ndaje në Whatsapp
Gafat e kandidatëve/ Ofrim parash dhe të sëmurë, krijimtaria

Gjithnjë fushatat zgjedhore shfaqin një gamë të gjerë prezantimi të kandidatëve me metoda nga më të ndryshmet.Me teknologjinë tashmë të kthyer në një mjet të fuqishëm për promovimin e programeve elektorale e komunikimin me votuesit, kandidatët po zgjerojnë audiencat dhe po rrisin ndërveprimin online. Por kreativiteti i fushatës duket se po kalon edhe në ekstreme.

Në përpjekje për të tërhequr vëmendjen publike, thirrjet për vota përmes spoteve me të sëmurë e deri në shpërblime financiare në atë që njihet në gjuhën e rrjeteve sociale si giveaway po kritikohet nga ndjekësit digjitalë.

Edona Bilali kandidatja socialiste publikoi sot në Facebook videon e saj të fushatës me një gjysh të shtruar në spital e nipin e shqetësuar, të cilët morën garancinë e doktorit për të jetuar deri në 11 maj për ti dhënë votën shkodranes. Video e cila nuk pati jetëgjatësi e pas një ore u fshi nga platforma sociale.

Po aq spikati ditë më parë kandidatja demokrate, Adriana Kalaja, që ofronte para publikisht për mbështetësit e saj në këmbim të votës, nga 200 deri në 1000 euro.

Videoja e cila u justifikua nga Sali Berisha.

Duket si një fushatë e cila që në nisje ka shkuar deri në shkelje, e sipas kodit zgjedhor parashikohen edhe dënime ligjore. Ndaj lind pyetja: Është kjo një strategji apo pakujdesi e kandidatëve të subjekteve zgjedhore për të rritur profilin politik?

Këto raste tregojnë se qasja e aspirantëve për deputetë në fushatat zgjedhore në Shqipëri shpeshherë kalon kufijtë e konvencionales, duke përdorur metoda të reja që synojnë të fitojnë votën e shqiptarëve, por që reagimi online duket se është i kundërt nga pritshmëritë e tyre, pasi po ngjallin debat mbi etikën dhe efektivitetin e përdorur në diskursin politik.

Top Channel

 

Video

Çfarë mendonte dikur Berisha për zgjedhjet me një kandidat

Arbër Hoxha ka shënuar golin e radhës me Dinamo Zagreb, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij në ndeshjen ndaj HNK Gorica që në minutën e pestë të takimit. Ky ishte goli i shtatë sezonal për sulmuesin e kombëtares shqiptare, i cili ka kontribuar gjithashtu me pesë asistime gjatë këtij sezoni. Ndërkohë, Dinamo Zagreb javën e kaluar u shpall kampione e kampionatit kroat.

Një ngjarje tronditëse në Bregun Perëndimor, pasi 14-vjeçari Aws al-Naasan u qëllua për vdekje pranë shkollës së tij, ndërsa më pas u vra edhe një 36-vjeçar në të njëjtën zonë. Pamjet tregojnë nxënës dhe mësues të tmerruar që kërkojnë strehim mes të shtënave. Ngjarja është pjesë e një vale në rritje dhune, ku gjithnjë e më shpesh në shënjestër janë edhe shkollat dhe fëmijët. Mësimi është pezulluar, ndërsa familjet përballen me frikën për sigurinë e fëmijëve të tyre. Në një realitet ku edhe shkollat nuk janë më të sigurta, frika po zëvendëson arsimin. Video marrë nga The Guardian

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme