Politika 22 April 2025, 18:11 Nga VNA

Lubonja: Nuk është çështje ka apo jo program, opozita duhej të ishte bashkë sot

Ndaje në Whatsapp
Lubonja: Nuk është çështje ka apo jo program, opozita

Analisti Fatos Lubonja, duke folur për fushatën elektorale në Neës24, tha se opozita do të kishte më shumë shanse për të rrëzuar Ramën nëse do të ishin të gjithë bashkë. Sipas tij, retorika e tyre me programe politike, nuk i çon askund.

“Shumë duhej të kishte bërë ndryshe opozita. E nisa dhe e lash përgjysmë, i shoh të gjithë dalin me programe, jo partia, ky s’ka program, ne kemi program. PD thotë kam program, dalin kemi kështu, kemi ashtu. Këtu s’është çështje programi. Se këtu e para që të realizosh programin, ti duhet të marrësh pushtetin. Dhe të bësh politik, do të thotë të marësh pushtetin. Programi i parë këtu duhet të ishte bashkimi i tyre, i të gjithëve, siç e kam thënë dhe herë tjetër, në mënyrë që të rrëzohej ky regjim dhe të vendoseshin themelet e dermokracisë që janë shkatërruar” – tha Lubonja.

Ai gjithashtu tha se partitë opozitare dhe lidërët e tyre, duke mos u organizuar në qëllimin kryesor që është rrëzimi i pushtetit të Ramës, i bën që të kenë një komunikim jo realist me qytetarët.

“Unë jam për realizëm dhe komunikim të sinqert. Nuk e gjej as tek partitë e vogla një komunikim të siqertë me njërëzit. Shoh një egoizëm dhe nuk ka vërtetësi” – tha më tej Lubonja.

[video width="608" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2025/04/WhatsApp-Video-2025-04-22-at-5.41.40-PM.mp4"][/video]

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme