Politika 22 April 2025, 13:31 Nga VNA

Berisha komenton nudot e Ramës dhe sulmet ndaj fëmijëve autik

Ndaje në Whatsapp
Berisha komenton nudot e Ramës dhe sulmet ndaj fëmijëve autik

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për gazetarët u pyet mbi deklaratat e kreut socialist Edi Rama për fotot nudo si dhe sulmet ndaj militantëve demokratë.

Për Berishën, deklaratat e Ramës janë të papranueshme, si tregues se deri në çfarë grade degjeneron fushatën. Madje ai shkoi më tej, duke deklaruar se një deklaratë e tillë çon deri në përjashtimin nga fushata si dhe dënimin me ligj.

Në lidhje me komentin e Ramës se kush voton PD është "politikisht autik", sipas kreut të selisë blu kjo është tregues i gjendjes së kryeministrit.

Sipas Berishës, Rama njësoj si diktatorët Bokaso, Hoxha dhe Hitleri përdorin fëmijët me aftësi ndeshet, konkretisht fëmijët autikë për sulme të tilla. Dhe sipas tij kjo është një gjuhë e papranueshme.

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme