Politika 23 April 2025, 12:09 Nga VNA

Tom Doshi nuk kursen as aleatët historikë/ Sulmon Benet Becin si të pandehur nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
Tom Doshi nuk kursen as aleatët historikë/ Sulmon Benet Becin si

Tom Doshi duket se e ka seriozisht garën për deputet në 11 maj. Këtë herë, ai ka sulmuar kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, duke e akuzuar se është marrë nën hetim nga SPAK.

Gjatë fjalës së tij, Doshi tha se gjysma e kabinetit të qeverisë së Ramës ndodhet nën hetim ose në burg. “Të vjen zor kur shikon gjysmën e qeverisë në burg dhe nën hetim. Shumë kush thotë ‘pse po e sulmoni qeverinë?’ Ne nuk mund t’i marrim në mbrojtje njerëzit që vjedhin qytetarët; ata nuk i përkasin Shqipërisë. Rasti tjetër: kryetari i Bashkisë Shkodër është i pandehur – si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët?”, tha Doshi.

Me ambicie të qarta për zgjedhjet parlamentare, duket se Doshi nuk po i kursen as aleatët e tij, të dukshëm e të padukshëm, në përpjekje për të siguruar sa më shumë mandate deputetësh. Në legjislaturën e kaluar, shumë prej tyre ishin krah për krah me kryeministrin dhe qeverinë për çdo votim parlamentar.

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme