Politika 23 April 2025, 19:05 Nga VNA

Rama krenohet që drejtësia ka çuar bashkëpunëtorët e tij në burg, harron përgjegjësinë që duhet të mbajë

Ndaje në Whatsapp
Rama krenohet që drejtësia ka çuar

Akuzave të kundërshtarëve se një pjesë të bashkëpunëtorëve i ka në burg, kryeministri i është përgjigjur në takimet elektorale që ka pasur ditën e sotme në Skrapar dhe Poliçan.

Por në vend që të kërkojë falje apo të marrë përsipër pjesën e përgjegjësisë pasi janë bashkëpunëtorët e tij në qeverisje, kryeministri ka zgjedhur të mburet me reformën në drejtësi që sipas tij e ka bërë të mundur partia socialiste.

“Unë jam shumë krenar dhe kur ata thonë shikoni se këta i kanë njerëzit në burg. Unë ju them shqiptarëve që, jo, e vërteta është se ne kemi nxjerr nga burgu drejtësinë” – u shpreh ai.

Krenaria e Ramës është paksa paradoksale, duke ditur se zyrtarët që sot janë në burg, në ato poste janë emëruar prej tij. Minimumi që duhet të bëjë është mos të flasë për këtë problem, sepse edhe sikur të kenë “ngrënë dradha pas shpinës së tij”, tregon paaftësi për pozicionin që mban.

 

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme