Politika 23 April 2025, 19:16 Nga VNA

Kandidatja e PS, Zegjine Çaushi kallëzohet në KQZ për përdorim të aseteve shtetërore në fushatë zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
Kandidatja e PS, Zegjine Çaushi kallëzohet në KQZ për

Organizata “Qëndresa Qytetare” ka kallëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kandidaten e Partisë Socialiste në Roskovec, Zegjine Çaushi, për përdorim të aseteve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore.

“Qëndresa Qytetare” publikoi foto të Çaushit duke zhvilluar aktivitet elektoral brenda mjediseve të shkollës 9-vjeçare “Rramen Dashi” në fshatin Arapaj. Ky veprim përbën shkelje të Kodit Zgjedhor, që ndalon përdorimin e institucioneve publike në funksion të fushatës.

Ndërkohë, KQZ ka njoftuar nisjen e procedurave administrative edhe ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, pas një tjetër denoncimi nga “Qëndresa Qytetare”.

Raportohet se Hoxha është filmuar në Tiranë teksa shpërndante materiale elektorale nga makina zyrtare e ministrisë, një tjetër rast i dyshuar për keqpërdorim të funksioneve publike në fushatë.

 

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme