Politika 24 April 2025, 12:45 Nga VNA

Diaspora, 150 mijë shqiptarë morën fletët e votimit

Ndaje në Whatsapp
Diaspora, 150 mijë shqiptarë morën fletët e votimit

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se mbi 154 mijë qytetarë shqiptarë jashtë vendit kanë marrë fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Nga ta, 62% kanë pranuar zarfin me materialet zgjedhore, ndërsa deri më tani janë kthyer në KQZ rreth 19,025 fletë votimi, me pritshmërinë që ky numër të arrijë në 22 mijë deri në fund të ditës – përfaqësues i 12.5% të totalit të fletëve të shpërndara.

Procesi i administrimit të votave vijon. Nga gjithsej 245,935 qytetarë të regjistruar për të votuar jashtë vendit, numri më i madh vjen nga Italia, Greqia, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe.

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme