Politika 24 April 2025, 10:09 Nga VNA

Topalli perjashton bashkëpunimin pas zgjedhor me Bashën dhe Alibeajn. Leksione bashkëpunimi dhe tradhtie nga lista e sigurt

Ndaje në Whatsapp
Topalli perjashton bashkëpunimin pas zgjedhor me Bashën dhe Alibeajn.

Pasi siguroi një vend të sigurt në listën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka nisur të shprehë qëndrimet e saj për koalicionet pas zgjedhjeve. E pyetur nëse do të bashkëpunojë me forca të tjera politike, Topalli përjashtoi kategorikisht koalicionin e Lulzim Bashës dhe grupimin “Djathtas 1912” të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Sipas saj, arsyeja është e thjeshtë: “Ata nuk ekzistojnë.”

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, Topalli kandidoi me logon e partisë “Lëvizja për Ndryshim,” duke qenë kandidate në Shkodër. Megjithatë, ajo nuk arriti të zgjidhej deputete, por ndikoi negativisht në votat e Partisë Demokratike në këtë qark duke i kushtuar kësaj të fundit një mandat.

E rikthyer në PD dhe me një vend të siguruar në parlamentin e ardhshëm, ish-kryetarja e Kuvendit duket se ruan qëndrimin përjashtues që karakterizon “gardën pretoriane” të Sali Berishës. Kjo frymë përjashtuese ndaj çdo elementi opozitar po pengon përpjekjet për një bashkim të forcave kundër qeverisë së Edi Ramës.

Megjithëse është e qartë se vetëm një opozitë e bashkuar mund të maksimizojë votat kundër mazhorancës, duket se për Jozefina Topallin prioritetet personale dhe inatet politike mbeten më të rëndësishme se përpjekjet për një front të përbashkët kundër Ramës.

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme