Politika 26 April 2025, 12:32 Nga VNA

Sido të dalë rezultati i zgjedhjeve nuk duhet të bojkotoni parlamentin- mesazhi i Elmar Broke për PD në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Sido të dalë rezultati i zgjedhjeve nuk duhet të bojkotoni

Kandidatja e PD-së në listën e hapur për Tiranën, Erisa Bajaziti, artikuloi sot për herë të parë publikisht frikën se zgjedhjet mund të vidhen nga Edi Rama dhe qeveria. Në një takim të grave demokrate me disa eurodeputetë në Tiranë, ajo i drejtoi këtë pyetje eurodeputetit Antonio Lopez, i cili u përgjigj: “Do t’i ndjek nga afër dhe me vigjilencë këto zgjedhje, dhe nëse do të ketë prova për manipulime, sigurisht që do të denoncohen nga CDI. Do të doja që Shqipëria të mos kishte nevojë që zgjedhjet të ndiqeshin kaq nga afër. Si eurodeputet, do të jem vigjilent.”

Elmar Brok foli gjithashtu për rrethanat e pafavorshme me të cilat opozita po përballet në këto zgjedhje ndaj Ramës, duke këshilluar që edhe nëse PD-ja nuk do të fitojë, nuk duhet të braktisë parlamentin, por të vazhdojë betejën e saj me mazhorancën. Sipas tij, PD-ja do të ketë mbështetjen e grupit të CDI-së në Parlamentin Europian.

“Luftoni në dy javët në vijim dhe fitojini zgjedhjet,” ishte mesazhi i njërës prej eurodeputeteve të pranishme në takim. Grupi i deputetëve të CDI-së ka mbërritur në Tiranë dy ditë më parë dhe ka qenë i pranishëm në disa takime elektorale të PD-së.

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme