Politika 25 April 2025, 13:59 Nga VNA

Votat e Diasporës ende nuk janë nisur të gjitha: Pyetje pa përgjigje për Celibashin

Ndaje në Whatsapp
Votat e Diasporës ende nuk janë nisur të gjitha: Pyetje pa

 

Nëse konsulton faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, aty thuhet se zarfet për votimin e emigrantëve janë nisur të gjitha. Por kjo e dhënë duket se është e pavërtetë.

Në ambientet e kompleksit Dinamo, atje ku përpunohen zarfet me votat që ju nisen emigrantëve, puna po vazhdon dhe, sipas informacioneve, duhen edhe të paktën 4 ditë që të niset zarfi i fundit drejt adresës së diktuar nga emigranti, të cilin KQZ ka zgjedhur ta lërë të fundit.

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur që shtete si Greqia, ku ndodhet numri më i madh i emigrantëve, të përpunohen në fund. A është kriteri i zgjedhur nga Celibashi për të sabotuar votën e emigrantëve? Pse Celibashi nisi me Australinë, ku ndodhen më pak se 350 emigrantë që kanë aplikuar për votim?

Sipas deklaratave të Celibashit, nisja e zarfeve duhej të kishte mbaruar një javë më parë. Mbi ç’bazë e kalkuloi atë afat? Nëse dihet numri total i emigrantëve të cilëve u duheshin nisur fletët e votimit (rreth 245.600), sa zarfe ka nisur Celibashi në ditë? Sa zarfe janë nisur në ditët e para (kur dukej se e kishte marrë me nge) dhe sa zarfe janë nisur, për shembull, më 20 prill?

Nëse më 20 prill janë përpunuar 5.000 zarfe dhe në 5 ditët e para të procesit janë përpunuar mesatarisht 2.500, pse ka ndodhur kjo? Sa zarfe duhej të përpunoheshin në ditë që të ishin dërguar të gjitha brenda afatit që deklaroi Celibashi në nisjen e procesit?

Ky njeri di të bëjë llogari të tjera që kanë lidhje me procesin, përveç llogarive të tenderave që i zgjedh rregullisht të shtrenjtë?

Këto të dhëna mund të merren lehtë nga zyrat e DHL dhe pastaj llogaritet efikasiteti i Celibashit në një proces për të cilin ka qenë vetë Celibashi që ka insistuar se mund të bëhet vetëm kështu dhe në asnjë formë tjetër.

Sa zarfe kanë mbërritur deri tani? Sa zarfe në ditë po vijnë? Dhe, me këto ritme, sa parashikon Celibashi se do të kenë mbërritur deri në afatin që ai ka ndarë për mbylljen e “portës” së KQZ-së për votat e emigrantëve?

KQZ ka zgjedhur që ajo portë duhet mbyllur në orarin e mbylljes së votimit më 11 maj. Pse jo në ditën e mbylljes së numërimit të votave nga brenda Shqipërisë?

Pse çdo kalkulim që ka bërë Celibashi nuk konsideron interesin më të mirë të votuesve, por bën llogari të tjera që nuk bëjnë të dallohen qartë kriteret e zgjedhura?

Pse nuk u nis shpërndarja e zarfeve nga shteti që ka më shumë votues që kanë kërkuar të votojnë? Në faqen e KQZ-së ky shtet rezulton të jetë Greqia. Dhe në faqen e KQZ-së radhitja është vendosur nisur nga shteti ku ka më shumë votues në diasporë të regjistruar për këto zgjedhje, deri te shteti që ka më pak.

Por, kur vendoset që të nisë dërgesa e zarfeve, Celibashi radhën e nis nga fundi, për ta lënë Greqinë për në fund.

Ndërkohë, kur të gjithë presin rezultatet dhe mënyrën e përdorimit të më shumë se 13 milionë eurove të paguara nga buxheti i shtetit për votën e emigrantëve, Celibashi merr autobusa me qira për t’i bërë xhiro stafit të KQZ-së në magazinat me qira që ka KQZ-ja.

Kështu, stafi ka fatin të shohë në vend ambientet ku përpunohen kutitë e votimit, ku po niset posta për emigrantët, etj. Magazinat aktualisht janë me vendndodhje në Vaqarr, Lundër dhe te kompleksi Dinamo.

Celibashi, në vend që të mendojë për efikasitetin e mbi 13 milionëve, ka menduar mirë të harxhojë edhe ca fonde të tjera për xhiron e stafit nëpër Tiranë, duke i lënë edhe ata pa punë.

Video

“Jeta jote kaq e pat”, Denis Bajri akuza Ibrahim Licit: Urdhëroi sulmin ndaj meje në burg

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme