Politika 25 April 2025, 14:15 Nga VNA

Berisha heq e-Albanian, nëse fiton rikthen zyrat për qytetarët

Ndaje në Whatsapp
Berisha heq e-Albanian, nëse fiton rikthen zyrat për qytetarët

"E-Albania, kurthi më i keq i kohërave i Edi Ramës. E kam quajtur telefoni i prishur. Jo, në jug zbulova një gjë tjetër. Jo, ai ishte kurthi i gjobave". Kështu e cilëson kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shërbimet që merren nga e-Albania. Për këtë arsye, ai thotë se do ta zhbëjë. Kreu i selisë blu tha gjatë një konference me gazetarët se nëse vjen në pushtet, në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do të ‘shkrijë’ e-albania dhe do rikthejë të gjitha zyrat si në 2013. Berisha: Çfarë ndodhte? Aplikonte banori nga jugu për të marrë dokumentet e tokës në e-Albania. Dy muaj heshtje mortore, pas dy muajsh, pasi bëhej një lojë e tmerrshme psikologjike me pronarin e tokës, i vinte sekseri. I thoshte ke aplikuar aty, atëher për një dynym tokë duhet të japësh 5 mijë euro. Për dynymin tjetër 5 mijë euro e më shumë. Dhe njëlloj si Lubi Balluku që i ndan rrugët me lote, e-Albania ua ndante me dynym dokumentet e pronësisë së tokës, pronarëve të tokave në jug. Atje, mungesa e të gjitha zyrave, shkatërrimi i qyteteve, heqja e administratës. Por premtimet e mia ishin të qarta se kjo merr fund 100 ditët e para. Në çdo rreth do kthehen të gjitha zyrat siç kanë qenë në vitin 2013. Të gjitha shërbimet pa përjashtim. 100 kilometra bën ai nga Himara për të shkuar në Vlorë. Jo. Bashkia do i ketë aty shërbimet". Sipas Berishës, jugu lëngonte për mungesën e qindra mijëra të rinjve, që ishin larguar nga ato zona. Sipas tij, vetëm pak kilometra nga bregdeti, në zonat e jugut fillon një shkretëtirë në raport me banorët. Shkolla të mbyllura, klasa kolektive me pak nxënës. Qendra shëndetësore me dyer të mbyllura me ferra. Mungesë mjekësh, mungesë shërbimesh.

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme