Politika 25 April 2025, 21:50 Nga VNA

Denoncimi i votuesit nga diaspora, posta DHL nuk ia pranon zarfin me fletën e votimit: Më tha që s’jam i vetmi

Ndaje në Whatsapp
Denoncimi i votuesit nga diaspora, posta DHL nuk ia pranon zarfin me fletën

Një qytetar shqiptar që jeton në Londër ka denoncuar në redaksinë e VNA një problem serioz me dorëzimin e votës së tij përmes postës DHL. Sipas mesazhit të tij, pasi ka përfunduar procesin e votimit, ka tentuar të kontaktojë me postën përmes telefonit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Më pas, qytetari ka shkuar personalisht në një pikë të autorizuar të DHL. Aty, pas skanimit të barkodit, sistemi ka lëshuar një faturë me mbishkrimin “pako e dështuar”. Në komunikimin e tij, ai thekson se i është thënë që nuk është i vetmi që ka hasur këtë problem.

“Shkova vetë për ta dorëzuar, por sistemi nuk punonte. Pako e dështuar. Nuk mund të përpunohet. Më thanë që shumë të tjerë kanë pasur të njëjtën situatë,” shprehet ai në mesazhin e tij.

Ky rast është një nga shumë denoncimet që shqiptarët në diasporë kanë bërë për vështirësitë e hasura me fletët e votimit. Pak ditë më parë, disa emigrantë raportuan se kishin marrë zarfin e votimit pa përfshirë fletën për zgjedhjen e partive dhe kandidatëve.

Këto problematika kanë vënë në qendër të kritikave edhe KQZ-në, e cila duket se nuk ka marrë masa të mjaftueshme për t’i adresuar situatat. Vonesa në shpërndarjen e zarfeve dhe mungesa e veprimeve konkrete për të trajtuar denoncimet shtojnë shqetësimet për procesin e votimit të shqiptarëve jashtë vendit.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme