Politika 25 April 2025, 16:00 Nga VNA

Shkodra rrezikon fatin e Tiranës, planifikohet bum ndërtimesh

Ndaje në Whatsapp
Shkodra rrezikon fatin e Tiranës, planifikohet bum ndërtimesh

“Ne duhet të ecim me një program të përbashkët të qeverisë dhe bashkisë specifikisht për artin e kulturën të përqendruar në Shkodër, pasi arti dhe kultura këtu kanë një traditë dhe pasi e kombinuar me elementë të tjerë që ka zona, mund të bëjnë një punë të madhe për më shumë turizëm, për më shumë biznes.” Kështu deklaroi kreu socialist Edi Rama gjatë një takimi me sipërmarrësit në Shkodër. Si për të përforcuar mesazhin e tij, Rama tha se ndërtimet e reja në Shkodër do vijnë në kuadër të turizmit, që siç e quajti ai "turizëm me 5 yje". Teksa prezantonte edhe për publikun idetë e tij, Rama bëri të qartë se nuk ka nevojë për konsensusin e Benet Becit, pasi këtij të fundit do ti marrë edhe godinën e Bashkisë.

Rama theksoi gjithashtu se po shqyrtojnë gjithashtu edhe mundësinë për të transformuar godinës e bashkisë së Shkodrës në një godinë muze.

"Me kryetarin jemi në diskutim për transformimin e goditës së bashkisë në godinë muze. Administrata e bashkisë mund të lëvizë diku tjetër, dhe të rrijë në një mjedis spektakolar që është gjynah që të mos jetë i vizitueshëm për të gjithë. Kam parasysh një hapësirë ku të ketë lëvizje dhe aktivitet të vazhdueshëm, ku mund të qëndrojë zyra përfaqësuese e kryetarit të bashkisë, por kur pjesa tjetër fare mirë t’i përkiste publikut.", theksoi Rama.

Paralelisht projektet e reja që do të nisin në qytet, si Muzeu i ri i Kujtesës, sheshi i Xhamisë së Madhe, Muzeun e Lundrimit pranë Kalasë së Rozafës, si edhe Pinotekën e Shkodrës.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme